Milani drejt përjashtimit nga Europa

Futboll

Milani drejt përjashtimit nga Europa

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:32
Milani drejt përjashtimit nga Europa

Klubi i Romës ka anuluar grumbullimin në Pinzolo, që ishte parashikuar të niste më 29 qershor dhe të zgjaste deri më 7 korrik, duke dhënë sinjale se UEFA do të përjashtojë Milanin nga pjesëmarrja në Europa League.

Aktualisht klubi verdhekuq është i detyruar të impenjohet në turet eliminatore të Europa Leagues, ndaj trajneri Fonseca kishte menduar grumbullimin që më 29 qershor, për të pasur skuadrën gati sa më shpejt.

Por skenari me përjashtimin e Milanit, bën që kuqezinjtë të zëvendësohen nga Torino dhe kjo e fundit do të nisë nga turet eliminatore, ndërsa Roma do të spostohet direkt në fazën e grupeve, duke e filluar aventurën europiane vetëm në muajin shtator.

Fakti që verdhekuqtë anuluan grumbullimin në Pinzolo dhe njoftuan se skuadra do të nisë përgatitjet më 5 korrik në Trigoria, interpretohet nga mediat në Itali si një sinjal që tashmë klubi i Romës e ka marrë, mbi përjashtimin e Milanit nga Europa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat