Gostivari shtyn fillimin e përgatitjeve

Futboll

Gostivari shtyn fillimin e përgatitjeve

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:49
Gostivari shtyn fillimin e përgatitjeve

Klubi i futbollit Gostivari edhe pse kishte parashikuar që përgatitjet për sezonin e ri në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut – grupi i Perëndimit ti fillojë me 1 korrik, ato i kanë shtyrë për një javë më vonë.

Pra, trajneri Erxhan Menga tubimin e parë do ta ketë me 7 korrik në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Deri te ky ndryshim ka ardhur pasi është kuptuar se sezoni i ri në ligën e dytë do të fillojë me 24 gusht.

Në ndërkohë, nga skuadra është larguar sulmuesi Lavdrim Skenderi, kurse në anën tjetër drejtuesit e klubit janë duke biseduar me disa futbollistë të njohur dhe me përvojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat