Balotelli, gati oferta e rëndësishme nga Italia

Futboll

Balotelli, gati oferta e rëndësishme nga Italia

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 00:56
Maria Balotelli

Maria Balotelli te Parma. 

Klubi verdheblu duket se është gati të hidhet në sulm për "Super Marion". Ish-ylli i Nice dhe Marseille mund të kthehet shumë shpejt të luajë në Serinë A. Sipas "Corriere della Seria", drejtori sportiv i Parma-s, Faggiano, do t'i ofrojë lojtarit 2 milionë euro në sezon, plus bonuse, në 10 ditët e ardhshme. 

Pasi i ka dhënë fund aventurës me Marseille, ku u transferua janarin e kaluar dhe ku realizoi 8  gola në 15 ndeshjes, ish-sulmuesi i Inter-it është në kërkim të një skuadre të re, të gatshme të ketë besim tek ai. 

Gjithashtu, kthimi në Itali do të rriste shanset e një grumbullimi të Mario Balotelli-t me kombëtaren e Italisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat