Real-i në avantazh ndaj Juventus-it për yllin 167 milionë eurosh

Futboll

Real-i në avantazh ndaj Juventus-it për yllin 167 milionë eurosh

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 22:55
Zinedine Zidane

Manchester United ka fiksuar çmimin për kartonin e Paul Pogba, i cili kërkohet nga Real Madrid dhe Juventus. 

Sipas "Mirror", francezi nuk do të lëvizë nga "Old Trafford" për më pak se 150 milionë sterlina, rreth 167 milionë euro. Gjithmonë sipas shtypit anglez, madrilenët janë në avantazh ndaj bardhezinjve, të cilët duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga gara. 

Pogba ka kaluar një nga momentet më të mira të karrierës së tij me Juventus-in, duke e mbyllur eksperiencën e tij 4-vjeçare në Torino me 34 gola në 178 ndeshje. Ndër të tjera, ai ka fituar katër kampionate, 3 Superkupa të Italisë dhe 2 Kupa të Italisë me "Zonjën e Vjetër". 

Më pas ka ardhur transferimi te Manchester United, klubi me të cilin ka pasuruar koleksionin e trofeve me një Carabao Cup dhe një Europa League. Tani duket se aventura me "Djajtë e Kuq" ka ardhur në fund. Real Madrid dhe Juventus janë gati ta presin me krahët hapur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat