Conte kundër Zidane, Lippi zbulon prapaskenën

Futboll

Conte kundër Zidane, Lippi zbulon prapaskenën

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 00:39
Antonio Conte dhe Marcello Lippi

Marcello Lippi ka folur për Antonio Conte-n në një intervistë të dhënë për "Tuttosport". Ish-trajneri i Juventus-it ka rrëfyer një anekdotë në lidhhje me karakterin e ish-lojtarit të tij. 

"Kam pasur shumë liderë në ekip, një nga këta është kampioni i botës aktual, Deschamps. Conte ka qenë gjithmonë një udhëheqës, një nga ata që nuk tërhiqeshin kurrë mbrapa. Një ditë, në stërvitje, Conte ka humbur topin në mesfushë. Atëherë, Zidane ka ndjekur kundërshtarin dhe ka arritur t'ia marrë topin". 

"Conte ka ardhur tek unë dhe më ka thënë: 'Mister, a e patë Zidane? Nuk mund ta bëjë këtë. Ai duhet të bëjë finte dhe unë duhet të ndjek kundërshtarët për t'i marrë topin. Të lutem, thuaji se ai është ajo është puna ime'. E kuptoni? E kuptoni sa i fortë që është?", ka thënë Lippi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat