Spanja e mposht Gjermaninë, shpallet Kampion i Europës për grupmoshat U21

Futboll

Spanja e mposht Gjermaninë, shpallet Kampion i Europës për grupmoshat U21

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 23:08
Pamje nga ndeshja

Spanja ka triumfuar në finalen e Europianit U21, ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1.

Kështu spanjollët janë shpallë kampion të Europës për grupmoshat U21.

‘Furia e Kuqe’ kaluan në epërsi në minutën e 8’ me mesfushorin e Napolit Fabian Ruiz.

Në pjesën e dytë Olmo i Spanjës e dyfishoi epërsinë.

Krejt çka arritën të bëjnë gjermanët në këtë ndeshje ishte ngushtimi i epërsisë në minutën e 88’ me Amirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat