Arsenali zyrtarizon lojtarin brazilian

Futboll

Arsenali zyrtarizon lojtarin brazilian

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:09
Foto

Merkato verore ka filluar dhe top klubet evropiane menjëherë kanë filluar të bëjnë blerjet e para.

Një ndër to është edhe Arsenali, skuadër e cila ka zyrtarizuar blerjen e re, përcjellë KosovaPress.

Bëhet fjalë për brazilian Gabriel Martinelli, të cilin Arsenali e ka zyrtarizuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter.

18 vjeçari ka debutuar në nëntor të vitit 2017 dhe vitin e parë ai në 34 paraqitje ka shënuar 10 gola për skuadrën e Sao Paulos.

Së fundi ai ka qenë pjesë e skuadrës së Paulista-s ku në 14 paraqitje ka shënuar 6 gola.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat