Sevilla nuk përmbahet: rrëmben talentin, afron goditjen "argjentinase" dhe i prish punë Milanit!

Futboll

Sevilla nuk përmbahet: rrëmben talentin, afron goditjen "argjentinase" dhe i prish punë Milanit!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:19
Monchi

Nëse nga një anë Tottenham ka dalë hapur në garë për talentin spanjoll të Real Madrid, Dani Ceballos, Sevilla duket se është në avantazh karshi Milanit për mesfushorin që me Zidane nuk gjen hapësira te "blancos".

Sipas "Sportmediaset", drejtori sportiv i andaluzëve, Monchi, dëshiron që të marrë një "ok" nga vetë kampioni i Europës me Spanjën U-21, pasi ky i fundit po i kalon pushimet jo shumë larg qytetit të Seviljës.

Lopetegui, trajeri i i Sevilla , është "asi nën mëngë" që Monchi dëshiron të përdorë për të bindur Ceballos. Sakaq, sipas "L'Equipe", Lucas Ocamos i Marseille pritet të transferohet te Sevilla: oferta 15 mln euro. 

Por, sot ka kryer edhe transferimin e mbrojtësit 20 vjeçar të talentuar të Bordeoux: Jules Kounde. Kosto? 25 mln euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat