Zyrtare: Atletico Madrid prezanton pasuesin e Rodrigo!

Futboll

Zyrtare: Atletico Madrid prezanton pasuesin e Rodrigo!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:30
Diego Simeone

Në më pak se një orë Atletico Madrid i ka bërë dalje Rodrigo Hernandez, duke qenë se mesfushori i tradhtoi për të kaluar tek Manchester City, që do të paguajë klauzolën 70 mln euro.

Klubi madrilen njoftoi akordin me Hector Herrera, i cili vjen si lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me Porton i skadoi më 30 qershor.

Mesfushori meksikan do të firmosë kontratë 3-vjeçare me klubin spanjoll dhe do të zërë vendin e Rodrigo Hernandez. Vlera aktuale e tij në treg llogaritet në 22 milionë euro, por Atletico e merr pa para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat