Barça nuk e lëshon sulmuesin pa arkëtuar 100 mln euro, reagon Bayern: Çmenduri!

Futboll

Barça nuk e lëshon sulmuesin pa arkëtuar 100 mln euro, reagon Bayern: Çmenduri!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:27
Ousmane Dembele

E përditshmja spanjolle “AS” ka bërë me dije se ideja e Bayern Mynih për të marrë sulmuesin 22-vjeçar francez Ousmane Dembele mund të mbetet e tillë dhe të mos konkretizohet kurrë. Shkak është shuma e lartë që Barcelona kërkon për kampionin e botës.

Barcelona e vlerëson lojtarin 100 milionë euro, një shumë e konsideruar tepër e lartë për kampionët e Gjermanisë. Dembele u ble dy vite më parë nga Barcelona për vlerën e 105 milionë eurove (shumë që pagoi te Borussia Dortmund plus 40 milionë euro bonuse).

Bayern nuk ka ndërmend të shpenzojë këtë shumë, ndaj i ka bërë me dije klubit katalanas të ulë pretendimet për lojtarin. “Kjo është çmenduri”, kanë thënë drejtuesit e ekipit bavarez për “AS”. Dembele ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën katalanase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat