Milot Rashicës i thonë: Këmbët tuaja janë ende...

Futboll

Milot Rashicës i thonë: Këmbët tuaja janë ende...

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:37
Milot Rashicës i thonë: Këmbët tuaja janë ende...

Futbollisti Milot Rashica është rikthyer te Werder Bremen ku ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Ylli i Kosovës  që edicionin e kaluar u zgjodh lojtari i vitit tek Werder Bremen nga dje ka filluar të përgatitet për sezonin e ri.

Sulmuesi 22 vjeçar nga Vushtrria është aktiv në rrjetet sociale, derisa në postimin e tij të fundit atij i ka komentuar edhe faqja zyrtare e Werder Bremenit.

Miloti ka postuar një foto në Instagram ku tregon se pushimet për të kanë mbaruar, derisa faqja zyrtare e Werderit ka lënë një koment.

“Pushimet janë kryer, rikthehemi në punë tani,” ka shkruar Rashica në Instagram. Derisa faqja zyrtare e klubit gjerman është përkujdesur që ta befasojë atë me një koment.

“Na bëhet qejfi të shohim se këmbët tuaja janë ende në zjarr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat