Gjyqtari kryesor e refuzoi këtë këshillë!

Futboll

Gjyqtari kryesor e refuzoi këtë këshillë!

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:33
Ilustrim

Pas ankesave të argjentinasve për vendimet e gjyqtarit kryesor në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Amerikës kundër Brazilit, tani është bërë e ditur se gjyqtari i kishte refuzuar këshillat e VAR-it.

Globo Esporte raporton se njëri ndër zyrtarët e VAR-it për përballjen mes Brazilit dhe Argjentinës, uruguaiani Leodan Gonzalez, i kërkoi gjyqtarit Roddy Zambrano t’i rishikojë dy incidente për të akorduar penallti për argjentinasit, mirëpo gjyqtari kryesor e refuzoi këtë këshillë.

Pasi u bë e ditur kjo gjë, Federata e Futbollit e Argjentinës i ka kërkuar CONMEBOL-it (ekuivalente me UEFA-n në Evropë, shtëpi e futbollit në Amerikën Jugore) që t’i bëjë publiket audio incizimet e bisedës mes këtyre dy zyrtarëve.

CONMEBOL veçse e ka konfirmuar se kishte pasur probleme me sistemin e VAR-it para ndeshjes në Belo Horizonte, mirëpo ato probleme ishin zgjidhur para se të niste loja.

Problemet besohet se ishin për shkak të prezencës së presidentit brazilian, Jair Bolsanaro. Frekuencat radiofonike mes anëtarëve të stafit të sigurimit të presidentit ndërhynë në ato që Zambrano i përdorte për të komunikuar me ekipin e VAR-it.

Edhe pse problemet raportohet se u zgjidhën para fillimit të ndeshjes, Argjentina ka insistuar në ankesën e saj formale, parashtruar CONMEBOL-it, që të bëhen publike bisedat mes gjyqtarëve të ndeshjes.

Argjentina e humbi mundësinë të marrë pjesë në finale pasi që e humbi gjysmëfinalen kundër Brazilit me rezultat 2:0. Argjentinasit e dominuan ndeshjen, mirëpo nuk arritën ta fitojnë ndeshjen.

Goli i dytë i brazilianëve erdhi pas një incidenti në të cilin argjentinasit pretendojnë se duhet t’iu ishte akorduar penallti. Argjentinasit besojnë se në favor të tyre duhej të ishte akorduar edhe një penallti tjetër gjatë ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat