Vdekja e futbollistes shqiptare, shoqja e Florijana Ismailit publikon dedikimin prekës

Futboll

Vdekja e futbollistes shqiptare, shoqja e Florijana Ismailit publikon dedikimin prekës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 14:19
Vdekja e futbollistes shqiptare, shoqja e Florijana Ismailit publikon dedikimin prekës

Futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili, humbi jetën pak ditë më parë, teksa u mbyt në liqenin e Komos në mënyrë tragjike.

Florijana, e cila ishte dhe kapitenia e Young Boys, ishte me futbollisten tjetër Melanie Myler, teksa kjo e fundit ka bërë një postim në “Instagram”, ku ka ndarë dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares.

“Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa shoqen time, pa gjithçka timen.

Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi.

Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë”, shkruan Melanie Myler në “Instagram”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat