Forsberg i gatshëm të largohet nga Leipzig, ja klubet që e kërkojnë

Futboll

Forsberg i gatshëm të largohet nga Leipzig, ja klubet që e kërkojnë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:04
Emil Forsberg

Top klubet evropiane janë vënë pas suedezit.

Klubet e mëdha evropiane janë të gatshëm ta transferojnë Emil Forsberg, pasi ky i fundit pranoi se mund të largohet këtë sezon nga RB Leipzig.

Për mesfushorin suedez janë të interesuara klube si Arsenali, Liverpooli dhe Roma.

“Ai ka pranuar të qëndrojë vitin e kaluar. Edhe në atë kohë ka pasur shumë klube të interesuara për lojtarin, por ai vendosi të qëndrojë. Unë do të takohem me klubin të marten dhe do të bisedojmë për të ardhmen e tij”, tha agjenti Hasan Centinkaya.

“Emil është i gatshëm për hapin e radhës, por gjithashtu është në dijeni se trajneri i ri i Lepizig Julian Nagelsmann dëshrion që ai të qëndrojë tek klubi gjerman”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat