Kjo ndodhë në Kosovë, bileta 35 euro deri në 155

Futboll

Kjo ndodhë në Kosovë, bileta 35 euro deri në 155

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:02
Kjo ndodhë në Kosovë, 35 euro deri në 155

Skuadra italiane, AC Milan do vjen në Kosovë me 10 gusht ku do luaj një ndeshje miqësore ndaj Feronikelit.

Por tashmë janë bërë të ditura edhe çmimet e biletave të cilat shkojnë nga 35 euro deri në 155.

Pikërisht çmimet e larta kanë shtyrë tifo-grupin, Tigrat e Zi që përkrahin Feronikelin të dalin me një njoftim.

Ata kundërshtojnë çmimet e larta të biletave për këtë takim.

Më poshtë njoftimi:

Po flitet shumë rreth ndeshjes:KF Feronikeli v AC Milan për biletat te cilat do të jenë 35 euro me e lira, ndersa në zonen VIP do të jenë 155 euro!

Dhe ne si tifogrup jemi kunder çmimev të biletav sepse e dimë secili prej nesh në cilin vend jetojmë , paga maksimale në vendin tonë është 290€ ku me atë rrog e shtyen muajin, andaj tribunat do të jene vetem me qeveritar dhe familjet e tyne.Ne jemi edhe kunder Agron Selimit i cili është duke pritur perfitimin nga keto bileta.

Ne si tifogrup kerkojm edhe nga Kryesia e Klubit tonë dhe Presidentit të Klubit qe të marrin masa për uljen e çmimev të biletave sepse Klubi është i Qytetit jo i Agron Selimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat