Mësohet dita se kur do të zyrtarizohet transferimi i Griezmann tek Barcelona

Futboll

Mësohet dita se kur do të zyrtarizohet transferimi i Griezmann tek Barcelona

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 23:42
Antoine Griezmann

Është mësuar dita se kur do të bëhet zyrtarizimi i transferimit të Antoine Griezmann tek skuadra e Barcelonës.

Tash e disa javë, çështja e Griezmann është ajo që po merr vëmendje të madhe nga mediet evropiane.

Lojtari së fundmi ka refuzuar të paraqitet në stërvitjet e Atletico Madrid, përkundër kërkesës së skuadrës.

‘ESPN Deportes’ raporton se zyrtarizimi i Griezmann tek skuadra e Barcelonës do të bëhet të premten.

Lojtari ka një klauzolë prej 120 milionë eurove, të cilën Barcelona pritet ta paguajë.

Kujtojmë se ylli francez ishte pranë transferimit në ‘Camp Nou’ edhe gjatë vitit të kaluar, para se të vendoste që të qëndronte me Atletico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat