TNS-Feronikeli, bastet me koeficient interesant

Futboll

TNS-Feronikeli, bastet me koeficient interesant

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:05
TNS-Feronikeli, bastet me koeficient interesant

Të martën e 9 korrikut (20.00)) kampioni i Kosovë, Feronikeli nga Drenasi, do të luajë si mysafir i TNS-së, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Champions League në futboll.

Bastet favorizojnë TNS por jo edhe në masë aq të madhe. Basti “10Bet” e ka koeficientin 1.91 për fitoren e TNS, për barazim 3.40 dhe 3.30 për triumfin e ‘Niklit’. Ndërkaq,

“1xBet” favorizon TNS me 1.97 për fitore, për barazim 3.60    dhe 3.70 për ngadhënjimin e kampionit të Kosovës.  Pak më interesant e ka koeficientin “Betclic”, e cila e ka 2.01 për fitoren e TNS, për barazim 3.50 dhe 3.40 për triumfin e ‘Niklit’.

“BetVictor” favorizon TNS me 2.05 për triumf, për barazim 3.40 dhe për fitoren e Feronikelit e ka 3.75.

Prandaj, edhe një numër i madh i basteve tjera kanë pothuajse të njëjtat koeficiente, por koeficientet janë koeficiente dhe gjithçka do të shihet në fushën e lojës të martën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat