Ky ish-futbollist i njohur do t’i ketë 50 për qind të aksioneve të Ferizajt

Futboll

Ky ish-futbollist i njohur do t’i ketë 50 për qind të aksioneve të Ferizajt

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:22
Ky ish-futbollist i njohur do t’i ketë 50 për qind të aksioneve të Ferizajt

Mediet e Shqipërisë po i kushtojnë shuamë vëmendje dhe hapësirë futbollit të Kosovës, në shumicën e rasteve duke e marrë si shembull për zhvillime pozitive, të cilat do të duhej të ishin mësim për Shqipërinë.

“Kosova po bën hapa gjigantë në futboll dhe kjo shihet që te largimi i lojtarëve të kampionatit shqiptar drejt kampionatit të futbollit në vendin fqinj. Lajmi i fundit që vjen nga mediet e Kosovës bën me dije se Ferizaj do të privatizohet.

Emri nuk është i rastësishëm, por 50 për qind të aksioneve do t’i blejë ish-futbollisti i Leicesterit, West Ham United, Middlesbrough, Bencës etj, Brain Deane”, shkruan Telesport.al.

“Deane do të investojë në kampionatin kosovar të futbollit dhe synon të ngre Ferizajn në majë. Ai do të nisë një projekt të rëndësishëm dhe të ndërtojë një klub model. Një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe futbollin atje”, shkruan më tej në mediumin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat