Atletico Madrid futet në garë për yllin e Realit

Futboll

Atletico Madrid futet në garë për yllin e Realit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:36
James Rodriguez

James Rodriguez është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.

Kolumbiani nuk është në planet e trajnerit francez Zinedin Zidane dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Skuadra italiane, Napoli është e interesuar për shërbimet e kolumbianit, ndërsa sot në mediat e huaja raportohet se është skuadra spanjolle Atletico Madrid që ka hyrë fuqishëm në garë për të.

Tani më mbetet që vet lojtari të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën, a do të ribashkohet me Carlo Ancelottin apo do të jetë nën urdhrat e Diego Simeones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat