Tjetër largim nga Vushtrria

Futboll

Tjetër largim nga Vushtrria

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:16
Foto

Lajmi i radhës nga kampioni i Ligës së Parë, Vushtrria, ka të bëjë me divorc.

Është mbrojtësi, Leutrim Kadriu, i cili ka konfirmuar ndarjen me klubin e rikthyer në Superligë.

“Pas 1 vite tek FC Vushtrria, më nuk do jem pjesë e këtij klubi. Falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, futbollistët dhe tifozët Forca për bashkëpunimin që patëm, iu uroj suksese të mëtutjeshme!”, ka shkruar Kadriu në Facebook.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat