Ancelotti: “James nuk është lojtar i Napolit… ende!”

Futboll

Ancelotti: “James nuk është lojtar i Napolit… ende!”

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:53
Ancelotti dhe Rodrigues

Ancelotti ka përsëritur dëshirën për të punuar sërish me James Rodriguez, por që tani për tani – ai vazhdon të jetë lojtar i Real Madridit.

Carlo Ancelotti ka thënë se James Rodriguez “nuk është ende lojtar i Napolit”, teksa ka shprehur haptazi dëshirën për të punuar sërish me kolumbianin.

Raportohet se Atletico Madridi ka prishur planet e Napolit, pasi lojtari po kërkohet edhe nga Diego Simeone.

“James Rodriguez do të shtonte edhe më shumë kualitet në këtë skuadër, por fatkeqësisht ai nuk është ende lojtar i Napolit”, u shpreh Ancelotti.

“Ndoshta nuk do të jetë kurrë lojtar i Napolit, ndoshta do të jetë. S’dua të flas për ojtarët e skuadrave tjera”.

Ancelotti ka punuar me 27-vjeçarin në sezonin 2014/15, që vazhdon të jetë më i miri në karrierë për James Rodriguez. Në 46 ndeshje në të gjitha garat, kolumbiani kishte shënuar 17 gola dhe kishte dhuruar 18 asistime.

Ancelotti dhe James kanë punuar së bashku edhe te Bayern Munich, gjatë sezonit 2017/18, ku kolumbiani në 39 paraqitje, shënoi 8 gola dhe dhuroi 14 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat