Luca Zidane do ta kalojë sezonin e ardhshëm në huazim te Racing Santander në Segunda Division
Racing u promovua në ligën e dytë spanjolle sezonin e kaluar dhe do të kërkojnë për promovim të njëpasnjëshëm më La Liga 2019/20.
Si rezultat, Zidane nuk do të udhëtojë me babain e tij dhe pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit në Kanada për ndeshjet para-sezonale.
Eventualiteti i mundshëm i qëndrimit të Keylor Navas te ‘Los Blancos’ bëri që shanset e Luca Zidane për minutazh në ‘Santiago Bernabeu’ të ishin të vogla.
Portieri e dinte këtë dhe e shtyu veten drejt huazimit, duke finalizuar transferimin te Santander.
Në të vërtetë, ishte Zinedine Zidane ai që i rekomandoi qytetin e veriut të Spanjës djalit të tij, pasi kishte kaluar pushimet atje.
Luca Zidane është lojtari më i fundit që largohet nga Reali pas Marcos Llorente, Mateo Kovacic, Raul de Tomas, Sergio Reguilon, Martin Odegaard dhe Theo Hernandez.