Arijanet Muriçi ka kompletuar transferimin e tij në formë huazimi te skuadra e Championship, Nottingham Forest.
Portieri i Kosovës sot ka zhvilluar stërvitjen e parë me dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e re ka mbetur e befasuar nga paraqitja e mirë e 20 vjeçarit.
Kujtojmë se Guardiola nuk ka pranuar ta shesë Muricin dhe ka kërkuar vetëm një huazim të thjeshtë që ai të rritet në aspektin profesional.