Futbollisti i njohur shqiptar uron Feronikelin pas barazimit të djeshëm

Futboll

Futbollisti i njohur shqiptar uron Feronikelin pas barazimit të djeshëm

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:41
Kampioni i Kosovës, Feronikeli

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur një barazim të vlefshëm dje në ndeshjen ndaj TNS.

Feronikeli ishte duke humbur deri në minutat e fundit të ndeshjes, por futbollistët e Zekirija Ramadanit arritën të shënonin dy gola të shpejtë për të barazuar rezultatin.

Ky barazim i kampionit të Kosovës pa dyshim që ishte një arritje e madhe për futbollin vendor.

Edhe futbollisti i mirënjohur shqiptar, Alban Meha e ka uruar Niklin për një arritje të tillë.

Ai në një koment në faqen zyrtare të Niklit në Facebook ka shkruar: Urime dhe suksese KF Feronikeli #drenica.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat