Solskjaer konfirmon gjithçka për Pogban dhe Lukakun

Futboll

Solskjaer konfirmon gjithçka për Pogban dhe Lukakun

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:05
Paul Pogba

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se gjigantët e Premierligës ende nuk kanë marrë oferta për asnjë prej lojtarëve të tyre, përfshirë Paul Pogban dhe Romelu Lukakun.

Pogba, 26 vjeç, është këshilluar të largohet nga ‘Old Trafford’ në të ardhmen e afërt, me agjentin e tij Mino Raiola që kohët e fundit ka thënë se mesfushori dëshiron largimin nga ‘Djajtë e Kuq’.

Francezi ka qenë i lidhur ngushtë me Real Madridin dhe Juventusin, ndërkohë që Lukaku thuhet se do të largohet nga United, ndërsa Interi duket i interesuar për sulmuesin.

“Ka pasur shumë fjalë dhe spekulime për shumë nga lojtarët tanë. Për mua, është biznis si zakonisht”, tha Solskjaer.

“Kur jeni në Man Utd, ju presin që të gjitha këto gjëra gjatë verës dhe, sigurisht, kam qenë në kontakt me Pogban, kam folu me të, kam folun me Romelun, me Rashy [Marcus Rashford], gjithasht me Jesse [Lingard], duke folur me të gjithë lojtarët pak a shumë gjatë verës si ju, ju mbani kontakte me ta”.

”Për aq sa jam i vetëdijshëm dhe deri më tani, nuk kemi marrë asnjë ofertë për asnjë prej lojtarëve tanë… Paul, ose shumica e lojtarëve tanë, kanë kontrata të gjata”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat