Skuadra e ligës së tretë (Serie C në Itali) befason tifozët, prezanton Ronaldon. Skuadra e Padovas, e cila sezonin që lamë pas nuk arriti dot të qëndrojë në Serie B, ka befasuar me blerjen e re që ka zyrtarizuar.
Skuadra italiane përmes një postimi në “Instagram” ka prezantuar Ronaldon, por jo atë të Juventusit, por Ronaldo Pompeun, nga Brazili i cili la Novarën dhe iu bashkua Padovës.
Fillimi i videos ka ngjasuar me prezantimin që Juventusi i ka bërë Kristiano Ronaldos, por Padova duket se ka dashur “të luajë” disi me ndjenjat e tifozëve duke bërë pak humor. Komentet kanë qenë të shumta nga tifozët, të cilët e kanë marrë me të qeshur këtë prezantim.
Ronaldo Pompeu është 29-vjeç nga Brazili dhe luan si mesfushor.