Cillessen: Dua të luaj çdo lojë me Valencian

Futboll

Cillessen: Dua të luaj çdo lojë me Valencian

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:33
Jasper Cillessen

Ish-portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen është i gëzuar me transferimin e tij në Valencia.

Pasi shpenzoi shumë kohë te Barcelona duke qëndruar si portier rezervë, holandezi është i gëzuar që më në fund mund të luajë çdo javë.

“Jam motivuar, dua të luaj për Valencian, kam qenë të Barcelona për disa vite por nuk munda të luaj, ky është një klub me histori të madhe”, ka thënë Cillessen. 30vjeçari i cili ka luajtur për Ajaxin thotë se nuk ka për të humbur duke qëndruar si rezervë.

“Tash jam 30 vjeç, pas tri viteve si rezervë dua të luaj, jam gati të luaj edhe për Holandën, fola me trajnerin jam gati të luaj ky është motivimi im”, përfundoi holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat