Dzeko dhe Lukaku, Juventusi i hapi luftë Interit për këtë motiv!

Futboll

Dzeko dhe Lukaku, Juventusi i hapi luftë Interit për këtë motiv!

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 20:59
Dzeko dhe Lukaku

Ose 40-45 mln euro për Icardin, ose nuk bëhet asgjë... Juventusi dëshiron ta marrë argjentinasin në kushtet që dëshiron dhe jo sipas pretendimeve të Interit. Oferta ka thuajse 1 vit në tavolinën zikaltër, por deri tanuk është marrë parasysh.

Por, sipas Tancredi Palmieri, ekspert i merkatos, ka edhe diçka më shumë. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, për t'u hakmarrë ndaj Interit, teksa ka kuptuar që Roma po i shiste Edin Dzekon për gjysmën e 13 mln eurove që kërkonte fillimisht (pra vetëm 6,5 mln euro) sepse i duheshin para brenda 30 qershorit, sa i përket Fair Play Financiar, ka ndërhyrë menjëherë duke i ardhur në ndihmë verdhekuqëve.

Kështu, u krye operacioni Luca Pellegrini me Spinazzola, duke vendosur vlerësime kartonash në mënyrë fiktive dhe duke ndihmuar ekonomikisht verdhekuqtë. Kështu, Roma nuk ka ulur pretendimet për Dzekon. Por, Paratici nuk u ndal me kaq, por u fut edhe në garë për Romelo Lukakun, në mënyrë që Interi të mos e marrë me kushtet e saj belgun nga Manchester United.

I gjithë ky inat merkatoje, sepse duan Icardin për vetëm 40-45 mln euro. Frika e Juventusit, sipas Tancredi Palmieri, është që Interi të mos fuqizohet shumë dhe bëhet antagonist për titullin, sidomos tani që ka shkuar Conte, veç Marottas që ka shkuar që përpara thuajse 1 viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat