De Jong tregon pse zgjodhi Barcelonën

Futboll

De Jong tregon pse zgjodhi Barcelonën

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 23:06
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong për herë të parë ka folur pas transferimit të tij te Barcelona.

Ish-mesfushori i Ajax iu bashkua kampionëve të La Ligas për të vazhduar karrierën e tij.

Ylli holandez ka thënë se Barcën e zgjodhi për shkak të filozofisë së njëjtë që ka me skuadrën e tij paraprake.

“Filozofia e Ajax dhe Barça janë të ngjashme. Është për shkak të Cruyff, është e qartë. Kjo është arsyeja pse ata kanë një lidhje të madhe si klubet. Sa mund të shoh, Ajax dhe Barça dëshirojnë të luajnë të njëjtën gjë në fushë“, ka thënë De Jong.

Ai gjithashtu ka bërë të qartë se dëshiron spektakël në futboll.

“Më pëlqen të luaj një futboll sulmues që është tërheqës për njerëzit. Unë mendoj se njerëzit që vijnë në stadium duhet të kenë një kohë të mirë. Është filozofia e Johan Cruyff dhe për këtë arsye është pjesë e Barçës dhe Ajaxit“, tha ndër të tjera mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat