Milan në bisedime me yllin e Argjentinës

Futboll

Milan në bisedime me yllin e Argjentinës

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:51
Foto

Milan duket se do të synojë edhe një tjetër lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra nga ‘San Siro’ raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e mundshëm të yllit argjentinas, German Pezzella.

Sipas  medieve italiane, agjenti Martin Guastadisengo ka diskutuar për Pezzella gjatë një takimi me ‘Rosonerët’, ditën e mërkurë.

Problemi kryesorë duket të jetë shuma me të cilën Viola po e vlerëson lojtarin. Ajo shifër prek 20 milionë euro.

27 vjeçari ka qenë startues i rregullt me skuadrën nga Serie A qysh kur erdhi nga Real Betis në vitin 2017.

Milan po kërkojnë për një lojtar të fazës defensive, pasi nuk arritën të sigurojnë Ozan Kabak si dhe nuk përballuan shumën e kërkuar për Dejan Lovren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat