Tetovarët me qetësi e presin sfidën e kthimit në Champions  - Bota Sot
Tetovarët me qetësi e presin sfidën e kthimit në Champions 

Futboll

Tetovarët me qetësi e presin sfidën e kthimit në Champions 

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 18:55
Tetovarët me qetësi e presin sfidën e kthimit në Champions 

Shkëndija nga Tetova e ka kualifikimin në dorë për në rrethin e dytë të kualifikueseve për në Champions League në futboll. Fitorja me rezultat 1:0 në udhëtim me Nomme Kalju-n e Estonisë e vendos Shkëndijën në pozitë ideale për tu kualifikuar më tej. Tetovarët me qetësi e presin ballafaqimin e kthimit në Shkup dhe kërkojnë fitoren e radhës, për t’i gëzuar tifozët e zjarrtë të saj, “Ballistët”.

Goli i vetëm i Agim Ibraimit nga penaltia solli përparësinë e dëshiruar, por kryetrajneri Qatip Osmani potencoi se takimi i kthimit duhet pritur me seriozitet maksimal. Osmani kërkon qetësinë për sfidën e kthimit, mos të janë euforik, sepse futbolli është i paparashikueshëm.

Shkëndija ka të gjitha përparësitë, e ka rezultatin, e ka terrenin si vendas, i ka tifozët dhe vetëm presin që me lojë të mirë ta eliminojnë rivalin.

Skuadra shqiptare, kampioni i Maqedonisë Veriore, ka ekipin më të organizuar dhe pa ngarkesë e presin Kalju-n. Edhe Osmani ka thënë se fitorja si mysafirë është një motiv shtesë për takimin në Shkup. “Pas ndeshjes së parë kemi përparësi minimale që nuk na garanton kualifikim në raundin e dytë. Prandaj neve na mbetet që javën e ardhshme në Shkup ta vërtetojmë këtë fitore. E përsëris se duhet të jemi syçelë për ta konfirmuar fitoren dhe kualifikimin javën e ardhshme në Shkup”, ka thënë Osmani.  Kryetrajneri tetovarë vlerëson lojën e djelmoshave të tij: “Ne zhvilluam lojën tonë, pasi gjithmonë kërkojmë të shënojmë dhe mendoj se ia arritëm qëllimit. Gjithashtu pretendonim të mos pranojmë dhe arritëm ta ruajmë rrjetën të paprekur. Për ne surprizuese ishte qasja shumë defensive e vendasve, por kjo ishte zgjidhja e tyre”.  Ai e pranon se kjo fitore është edhe një motiv shtesë për sfidën e kthimit, sepse janë në përparësi në çdo aspekt. “Kjo fitore gjithsesi se është motiv shtesë para ndeshjes së kthimit, por rezultati ndonjëherë gënjen dhe ne jemi të fokusuar të bëjmë punën tonë si duhet. Pa kalkuluar asgjë në Shkup do të kërkojmë fitore të re që do të na sillte kualifikimin”, tha Osmani.

Ndeshja e dytë e raundit të parë eliminatorë të UEFA Champions League ndërmjet Shkëndijës dhe Nomme Kalju do të zhvillohet të martën e ardhshme (16 korrik) në Shkup me fillim në orën 17:00. Tetovarët besojnë e shpresojnë në lojë shumë më të mirë dhe që t’i kënaqin edhe të gjithë të pranishmit që do të janë në stadium.

Synimi i tyre është që të arrijnë sa më lartë në garat kualifikuese të Champions League. Duhet theksuar, se kjo skuadër, e themeluar në vitin 1979, që dy vite rresht është e pafat, e cila për një fije të flokut nuk ka arritur të jetë në fazën e grupeve të Europa League, por që është eliminuar në e play-off.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...