Serbi që e kërkoi Kolollin e Kosovës, ndërprenë karrierën për një arsye

Futboll

Serbi që e kërkoi Kolollin e Kosovës, ndërprenë karrierën për një arsye

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:29
Sinisha Mihajlloviq

Gjatë ditëve të fundit është raportuar që reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, mund të ndërroj mjedis me kampionatin Serie A si destinacionin e tij të ardhshëm. Ishte trajneri serb, Sinisha Mihajlloviq që ishte i interesuar ta ketë Kolollin te skuadra e Bologna-s.

Ish futbollisti Mihajlloviq, që njihet me qëndrime kundër Kosovës, nuk i ka punët mirë. 
Në faqen e parë të Corriere dello Sport shkruhet se Mihajlloviq, trajner i Bologna-s, është i detyruar të tërhiqet për arsye shëndetësore.

Trajneri serb duhet të shpjegojë gjithçka gjatë pasdites, në një konferencë për shtyp. Gjithsesi, për një periudhë të caktuar kohe nuk do të mund ta ushtroje profesionin e trajnerit. Ai duhet t’i nënshtrohet një terapie rigoroze.
Të enjten klubi i Bolognas njoftoi se Mihajlloviq nuk kishte udhëtuar me skuadrës pasi kishte patur ethe, por lajmet që pasuan nuk ishin pozitive. Mihajlovic duhej të kryente analiza të thelluara.

Ende nuk është i qartë problemi shëndetësor i tij dhe as sa kohë duhet të qëndrojë larg profesionit të tij. 50-vjeçari do ta shpjegojë personalisht problemin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat