Griezmann me klauzolë më të lartë se Messi, Benzema i pari! - Bota Sot
Griezmann me klauzolë më të lartë se Messi, Benzema i pari!

Futboll

Griezmann me klauzolë më të lartë se Messi, Benzema i pari!

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:53
Antonie Grienzman

800 milionë euro, kjo do të jetë klauzola e Griezmann te Barcelona, që do ta kalojë Messin, i cili ka klauzolë lirimi 700 milionë euro. Kurse Benzema është futbollisti me klauzolën më të lartë, 1 miliard euro.

Klauzolat janë një nga trendet e fundit në kontratat e futbollistëve, duke qenë se nëpërmjet tyre mund të largohen pa lejen e klubit, mjafton të paguhet shuma e përcaktuar në marrëveshje.

Kështu ndodhi së fundi me Antoine Griezmann, që kaloi nga Atletico Madrid te Barcelona për 120 milionë euro dhe klubi katalanas i parapriu një afere të ngjashme duke i vënë superklauzolën prej 800 milionë euro, më e shtrenjtë edhe se ajo e Lionel Messi (750 milionë euro).

Por, besoni apo jo, Karim Benzema është ai që ka klauzolë më të lartë.

Sulmuesi i Real Madridit ka klauzolë 1 miliard euro.

10. Gareth Bale (Real Madrid): €500 milionë
9. Gerard Pique (Barcelona): €500 milionë 
8. Isco (Real Madrid): €700 milionë
7. Vinicius Junior (Real Madrid): €700 milionë
6. Marco Asensio (Real Madrid): €700 milionë
5. Lionel Messi (Barcelona): €700 milionë 
4. Brahim Diaz (Real Madrid): €750 milionë 
3. Luka Modric (Real Madrid): €750 milionë
2. Antoine Griezmann (Barcelona): €800 milionë
1. Karim Benzema (Real Madrid): €1 miliardë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...