Tare çon shqiptarin te Besiktasi, karriera në rrezik

Futboll

Tare çon shqiptarin te Besiktasi, karriera në rrezik

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:30
Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, mund të kryejë një operacion të ndërlikuar në merkaton e verës. Zyrtari i klubit lacial kërkon të largojë nga skuadra Riza Durmisin. Ky i fundit nuk ka gjetur veten në ekipin kryeqytetas dhe do të largohet pas një viti. 

Tare ka patur një takim me përfaqësuesit e Besiktasit në lidhje me shqiptarin që luan për Danimarkën. Klubi turk kërkon mbrojtësin 25-vjeçar. 

Karriera e këtij të fundit është në rrezik, pasi në dy vite te Real Betis ka luajtur vetëm 3 ndeshje, ndërsa te Lazio dy herë në sezonin e fundit për 68 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat