E kërkojnë të gjithë, flet agjenti: Ja ku do të luajë talenti i kampiontit francez

Futboll

E kërkojnë të gjithë, flet agjenti: Ja ku do të luajë talenti i kampiontit francez

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:13
Mesfushori Nicolas Pepe

Mesfushori Nicolas Pepe është një nga futbollistët më të kërkuar këtë verë në merkato nga mjaft skuadra “big” në Europë. 24-vjeçari luan në Ligue 1 me skuadrën e Lille (ka një kontratë deri në vitin 2022), por me shumë gjasa ai do të transferohet diku sezonin e ri.

Menaxheri i tij, Samir Khiat, në një intervistë për “The Sun”, u shpreh në lidhje me të ardhmen e anësorit: “Gjithçka është ende e hapur, pasi Nicolas synon të firmosë me klubin e duhur për të. Nuk mund të them se cili ekip është favorit, pasi ka disa të tillë”.

PSG duket në “pole”, çka e konfirmon vetë menaxheri i Pepe: “Ka vetëm bisedime, shkëmbime idesh, por asnjë marrëveshje. Në fakt, kjo gjë po ndodh me disa klube. E rëndësishme për Nicolas është që ai të luajë titullar. Ai dëshiron të luajë sa më shpesh dhe të përmirësohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat