Tottenham nuk heq dorë nga talenti i Romës

Futboll

Tottenham nuk heq dorë nga talenti i Romës

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:33
Tottenham nuk heq dorë nga talenti i Romës

Tottenham nuk heq dorë nga talenti i Romës, Nicolo Zainolo. Anglezët duket se kanë gati një ofertë 27 milionë euro plus kartonin e mbrojtësit Toby Alderweireld (vlerësohet 23 milionë euro), për të bindur drejtuesit e klubit verdhekuq.

Sipas mediave italiane, një ofertë e tillë i kënaq verdhekuqtë, por vendimtare pritet të jetë dëshira e vet lojtarit. Në fakt kjo e fundit pritet të jetë një pengesë mes dy klubeve, pasi 20-vjeçari preferon kalimin te Juventus.

Bardhezinjtë kanë tentuar disa herë të bindin Romën për transferimin e mesfushorit, por verdhekuqtë kanë rezistuar duke kthyer mbrapsht çdo propozim.

Zaniolo u transferua te Roma verën e kaluar nga Inter, si pjesë e marrëveshjes që çoi Radja Nainggolan te zikaltërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat