Pajaziti merr timonin e Vëllaznimit

Futboll

Pajaziti merr timonin e Vëllaznimit

Nga: K. G. Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:19
Pajaziti merr timonin e Vëllaznimit

Skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova, konfirmon marrëveshjen me kryetrajnerin e ri Sadat Pajaziti.  

“Sot, klubi i futbollit Vëllaznimi dhe trajneri i njohur Sadat Pajaziti, arritën marrëveshjen e bashkëpunimit për një vit.

Kështu, Pajaziti do t'i prin skuadrës së Vëllaznimit në edicionin e garave 2019-2020”, bëhet e ditur nga klubi.

Pajaziti është emër i njohur në futbollin tonë, i cili ka udhëhequr me sukses disa skuadra. Misioni i Vëllaznimit është që të rikthehen në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat