Ja çka thotë Ruscoe për stadiumin ‘Fadil Vokrri’? - Bota Sot
Ja çka thotë Ruscoe për stadiumin ‘Fadil Vokrri’?

Futboll

Ja çka thotë Ruscoe për stadiumin ‘Fadil Vokrri’?

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 11:02
Ja çka thotë Ruscoe për stadiumin ‘Fadil Vokrri’?

Skuadra e The New Saints ka arritur gjatë ditës së hënë në Kosovë, ku do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër Feronikelit.

Ekipi i Scott Ruscoe mbrëmë zbriti në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, derisa trajneri u paraqit para gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Ndeshja e parë në Uells përfundoi me rezultat 2:2, ndërkaq me këtë rezultat Feronikeli i Zekirija Ramadanit është në avantazh të plotë, gjë për të cilën është i vetëdijshëm edhe vetë trajneri i TNS, Ruscoe.

Në mes të tjerash, ai tha se me pak fat, skuadra e tij do të mundohet ta bëjë më të mirën sot.

“Në ndeshjen e parë morëm një rezultat zhgënjyes, por tani me pak fat do të mundohemi t’i vëmë gjërat në vendin e duhur në ndeshjen e nesërme”, tha fillimisht Ruscoe.

“Nëse luajmë sikurse në pjesën e parë, do të jetë e mirë, në të kundërtën do të jetë e vështirë”, vlerësoi trajneri i TNS.

“Gjendja e fushës është shumë e mirë. Stadiumi është shumë i këndshëm, dhe mezi pres për ndeshjen dhe shpresoj që të fitojmë”, pohoi ai.

“Kemi shumë opsione në formacion dhe do të mundohemi t’i zgjedhim sa më mirë problemet”, shtoi Ruscoe.

Ndryshe, ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...