Ky është talenti i Kosovës, i cili sot iu bashkua Bayernit... - Bota Sot
Ky është talenti i Kosovës, i cili sot iu bashkua Bayernit...

Futboll

Ky është talenti i Kosovës, i cili sot iu bashkua Bayernit...

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:48
Leon Dajaku

Leon Dajaku ndihet mjaft i lumtur që iu bashkua Bayern Munichut. Talenti kosovar mezi pret të nis aventurën tek gjiganti bavarez, me të cilin synon të jetë i suksesshëm

Bayern Munichu arriti t’i sigurojë sot shërbimet e futbollistit kosovar, Leon Dajaku.

Talenti kosovar ndihet i lumtur që iu bashkua gjigantit bavarez, me të cilin synon të jetë i suksesshëm.

18 vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin më të madh gjerman, ndërsa nga viti 2014 e deri tash ishte pjesë e Stuttgartit.

“Jam mjaft i lumtur që do të mundë të luaj për Bayernin në të ardhmen dhe dua ta jap kontributin tim për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Dajaku, i cili e ka veshur fanellën e Kombëtares së Gjermanisë për të rinj plot 17 herë, 14 herë me ekipin U-17 dhe tri herë për U-18.

Edhe drejtuesit e gjigantit bavarez e kanë shprehur gëzimin e tyre që tash e tutje do ta kenë në dispozicion futbollistin nga Kosova.

Ata besojnë se Leoni do të bëhet lojtar i madh.

“Jemi mjaft të lumtur që Leoni e ka zgjedhur Bayernin”, ka thënë Jochen Sauer, kreu i FC Bayern Campus.

“Ne jemi të bindur se ai do ta bëjë një përparim të madh në Bayern”, ka shtuar ai.

Dajaku i ka realizuar 17 gola në 31 ndeshje me Stuttgartin U-19 në sezonin e fundit, prej tyre dy gola në fazën finale të kampionatit gjerman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...