Rabiot: Më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtjen 

Futboll

Rabiot: Më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtjen 

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:13
Rabiot: Më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtjen 

Futbollisti Adrien Rabiot ka nisur prej pak ditësh aventurën e tij me Juventusin, teksa tregon se është ndjerë mjaft mirë, duke treguar edhe arsyet që e shtynë t’i bashkohet klubit kampion në fuqi të Italisë.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Juventusit, pasi është një klub i madh, me histori e prestigj.

Një nga arsyet që zgjodha Juventusin, është se doja të përmirësohesha dhe të ngrija nivelin tim të lojës, në një tjetër stad”, tha ai.

Më pas Rabiot tregoi edhe pozicionin e tij të preferuar në fushën e lojës: “Jam i majtë dhe më pëlqen të bëj gjëra të ndryshme në fushë. Ndihem një mesfushor ofensivë, por më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat