Një boshnjak në Llap

Futboll

Një boshnjak në Llap

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:45
Tahir Batatina dhe Husiç

Skuadra e Llapit nga Podujeva vazhdon me përforcime dhe ka sjellë një mbrojtës në petkun e tyre.

“Mbrojtësi i majtë, Senad Husiç është futbollisti më i ri i Llapit. Ai vjen nga IFK Amal dhe ka arritur marrëveshje 1 - vjeçare me klubin. 

Husiç, 29 vjeç, i lindur më 12.04.1990 në Kalesija. Është mbrojtës i majtë me origjinë boshnjake. E ka nisur tek Bosna Kalesija, ku ka kaluar tek Zvijezda G, ku më pas u transferua në Divisionin e Hungarisë tek skuadra e Diosgyor.

Në Premier Ligën e Bosnie-Hercegovinës ka 91 paraqitje, në Ligën e Hungarisë numëron 40 paraqitje, kurse ka edhe 5 ndeshje të luajtura në kualifikimet e Evropa Ligës”, bëhet e ditur nga llapjanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat