EA Sports prish bashkëpunimin me bardhezinjtë, Juventus s’do të jetë në FIFA 20 - Bota Sot
EA Sports prish bashkëpunimin me bardhezinjtë, Juventus s’do të jetë në FIFA 20

Futboll

EA Sports prish bashkëpunimin me bardhezinjtë, Juventus s’do të jetë në FIFA 20

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:25
Cristiano Ronaldo

EA SPorts ka konfirmuar se kampionët e Italisë nuk do të jenë në edicionin e ri FIFA 20.

Loja më e njohur e futbollit do të dalë në treg më 27 shtator dhe teksa skuadrat kryesore si dhe përfaqësueset nga e gjithë bota do të jenë pjesë e lojës, Juventus nuk do të jetë.

EA ka konfirmuar se partneriteti me kampionët e Italisë ka mbaruar më 30 qershor, ndërsa Juve ka arritur marrëveshjen me Konamin për të qenë pjesë e PES.

Megjithatë, Ronaldo me shokët e ekipit do të jenë pjesë e lojës, por me emrin Piemonte Calcio.

Thuhet se arsyeja e prishjes së bashkëpunimit ka qenë skandali i përdhunimit të Cristiano Ronaldo-s, i cili është hequr nga kapaku i lojës në gjysmën e sezonit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...