Barcelona rikthen talentin në ‘Camp Nou’

Futboll

Barcelona rikthen talentin në ‘Camp Nou’

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 08:34
Foto

Barcelona e ka shfrytëzuar mundësinë për të ri-nënshkruar me Marc Cucurella nga Eibar në një marrëveshje prej 4 milionë eurove.

20-vjeçari është një vendas katalanas i cili ka bërë hapin në aspektin profesional nga sistemi akademik La Masia.

Ai fillimisht e nisi me Espanyol, por në vitin 2012 kaloi te Barca.

Pjesa më e madhe e përvojës së tij me ‘Blaugranët’ ishte me ekipin B, me 54 paraqitje të bëra në atë nivel.

Për të luajtur më shumë minuta Cucurellas iu lejua të bashkohej me Eibarin në huazim për sezonin 2018/19.

Ai bëri përshtypje për ekipin bask, duke bërë mbi 30 paraqitje në La Liga.

Kësisoj, Barca vendosi ta shfrytëzonte mundësinë e ri-blerjes për mesfushorin, duke e rikthyer në ‘Camp Nou’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat