Tottenhami ia ofron Eriksenin Atletico Madridit - Bota Sot
Tottenhami ia ofron Eriksenin Atletico Madridit

Futboll

Tottenhami ia ofron Eriksenin Atletico Madridit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:11
Erikssen

Një përfaqësues i Tottenhamit u takua sot me Miguel Angel Gilin e Atletico Madridit për ta diskutuar mundësinë e transferimit të mesfushorit danez, Christian Eriksenit, gjatë kësaj vere, pasi që kontrata e tij përfundon në vitin 2020.

Atletico Madridi ende nuk e ka përfunduar punën gjatë këtij afati kalimtar të verës. Largimi i mundshëm i Angel Correa, i cili pritet të shkojë në Milan, e detyron klubin spanjoll t’i intensifikojë kërkimet për një mesfushor të ri.

Deri më tani është raportuar se skuadra e Diego Simeones mund të përforcohet në repartin e mesfushës përmes transferimit ose të James Rodriguezit nga Real Madridi ose të Christian Eriksenit nga Tottenhami.

Një përfaqësues nga klubi londinez u takua me drejtorin ekzekutiv të Atletico Madridit, Miguel Angel Gilin, për ta diskutuar të ardhmen e danezit, i cili është në shitje për 60-70 milionë euro, raporton AS. Kontrata e Eriksenin me Tottenhamin skadon verën e ardhshme dhe ende s’ka pasur asnjë shenjë se ai do të rinovojë me klubin londinez.

Mesfushori 27-vjeçar ka qenë i lidhur me transferime në disa klube të ndryshme gjatë muajve të fundit, mirëpo më së shumti është spekuluar për një transferim në “Santiago Bernabeu” te Real Madridi.

Për momentin, Erikseni është duke i brëë përgatitjet parasezonale me Tottenhamin në Singapor, ku ata morën pjesë në International Champions Cup 2019. Danezi është duke u stërvitur i vetëm pasi që trajneri Mauricio Pochettino e konfirmoi se ai po vuan nga një lëndim i vogël.

Sezonin e kaluar, ai luajti në 51 ndeshje për klubin e Premierligës dhe kontribuoi me dhjetë gola dhe 17 asiste. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...