Cagliari ka gjetur menjëherë pasuesin

Futboll

Cagliari ka gjetur menjëherë pasuesin

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:09
Cagliarit ka gjetur menjëherë pasuesin

Pasi arkëtoi 45 milionë euro nga shitja e Nicolo Barellës te Interi, skuadra e Cagliarit ka gjetur menjëherë pasuesin e 22-vjeçarit italian.

Bëhet fjalë për mesfushorin uruguaian të Boca Juniors, Nahitan Nandez, i cili pritet të mbërrijë në Sardegna në fillim të javës, për të firmosur kontratën me skuadrën e re.

Lajmi është dhënë nga mediat spanjolle, sipas të cilave presidenti i Cagliarit, Tomasso Giulini ka gjetur akordin për blerjen e mesfushorit për shifrën e 18 milionë eurove, gjatë një takimi me drejtuesit e Bocas, në plazhin e Ibizas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat