Klopp e komenton humbjen e Liverpoolit nga Dortmundi

Futboll

Klopp e komenton humbjen e Liverpoolit nga Dortmundi

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:25
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka komentuar humbjen e skuadrës së tij nga Borussia Dortmund.

Kampionët e Evropës janë mposhtur 3:2 nga gjermanët e Borussia Dortmundit në ndeshjet përgatitore në Amerikë.

Klopp pas ndeshjes ka thënë se Dortmund qëndron një hap para Liverpoolit me përgatitjet e tyre.

“Dortmund është një hap para nesh me përgatitjet e tyre. Edhe ne bëmë gjëra të mira. Mënyra se si pësuam golat më shqetëson, ishte mungesë organizimi, por është e vështirë të kesh organizim në këtë moment”.

“Nuk kam mësuar asgjë nga kjo humbje, ishte një natë e vështirë për të dyja skuadrat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat