Telashe për Liverpoolin, në Superkupën e Anglisë luan me mungesë të rëndësishme - Bota Sot
Telashe për Liverpoolin, në Superkupën e Anglisë luan me mungesë të rëndësishme

Futboll

Telashe për Liverpoolin, në Superkupën e Anglisë luan me mungesë të rëndësishme

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 08:17
Ilustrim

Sadio Mane do ta humbasë ndeshjen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester Cityt pasi Jurgen Klopp konfirmoi se do të kthehet nga pushimet më 5 gusht.

Ylli i Liverpool pati një verë tejet të zënë, pasi e përfundoi sezonin më 1 qershor e më pas u bashkua me Senegalin për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Por Mane nuk është mungesa e vetme në turin para-sezonal të ‘Të Kuqëve’, pasi Roberto Firmino, Alison Becker, të cilët luajtën për Brazilin në Kupën e Amerikës dhe Mohamed Salah, i cili luajti për Egjiptin në AFCON, janë gjithashtu me pushime të zgjatura por do të jenë të gatshëm për finalen e 5 gushtit.

”Ai është në formë të mirë”, tha Klopp për faqen zyrtare të klubit.

“Natyrisht ata kishin një festë në Senegal dhe unë jam i lumtur për këtë sepse tregoi se ata respektojnë konkurrencën dhe e kanë parë vendin e dytë si një sukses, që është e këndshme”.

“Ai është tani në pushim, por nuk do qëndroj gjatë – ai do të kthehet më 5 gusht pas ndeshjes kundër Manchester Cityt. Kjo do të thotë se ai ka dy javë. Ka katër ose pesë ditë për t’u përgatitur për Norwich, 10 ditë për Chelsean [Superkupa e Evropës]”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...