Juventus ofron dy lojtarë dhe para për Neymarin - Bota Sot
Juventus ofron dy lojtarë dhe para për Neymarin

Futboll

Juventus ofron dy lojtarë dhe para për Neymarin

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 10:09
Juventus

Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint Germain.

Neymar i ka bërë të ditur skuadrës së PSG se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, me Barcelonën destinacionin e preferuar të tij.

Megjithatë, në mediet sportive raportohet se braziliani po ndiqet edhe nga skuadrat tjera.

Është Juventus që është futur seriozisht në garë për futbollistin më të shtrenjtë në botë.

‘Goal.com’ raporton se Juventus ka në plan t’i dërgojë një ofertë PSG-së për Neymar. Italianët supozohet të jenë të gatshëm të ofrojnë Paulo Dybalan, Blaise Matuidin dhe para për 27 vjeçarin.

PSG po e vlerëson Neymarin 250 milionë euro, 28 milionë euro më shumë sesa kishin paguar për kartonin e tij në vitin 2017, kur e transferuan nga Barcelona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...