Nuk e gjeti veten te Barcelona

Futboll

Nuk e gjeti veten te Barcelona

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:36
Nuk e gjeti veten te Barcelona

Eintracht Frankfurti po shqyrton mundësinë për të rikthyer në skuadër Kevin-Prince Boateng, i cili aktualisht luan me Sassuolon.

32-vjeçari luajti me Frankfurtin në sezonin 2017-2018, duke shënuar gjashtë gola dhe duke ndihmuar skuadrën për të fituar kupën e Gjermanisë në atë sezon.

Boateng, në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, luajti i huazuar te Barcelona, por pa arritur të jetë protagonist në “Camp Nou”.

Me mbylljen e sezonit ai u rikthye në Itali te Sassuolo, por e ardhmja e tij pritet të jetë sërish larg Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat