Bale te Liverpooli? Ja përgjigja e Klopp

Futboll

Bale te Liverpooli? Ja përgjigja e Klopp

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:18
Gareth Bale

Jurgen Klopp ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Gareth Bale te Liverpooli. 

Bale pritet të largohet nga Real Madridi përpara se të nisë sezoni i ri dhe deri tani asnjë ekip nga Premier League nuk ka bërë ndonjë ofertë për të. 

Ish-mesfushori i Man United Paul Ince u ka sugjeruar The Reds të blejnë uellsianin, por Klopp nuk mendon kështu. 

“Nuk e di pse këta futbollistë fantastikë kanë kaq ide të çuditshme,” shprehet Klopp për komentet e Ince. 

“Bale është një lojtar i Real Madridid dhe nëse largohet do të jetë shumë i shtrenjtë për shkak të rrogës dhe gjithë gjërave të tjera. 

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm i cili e fitoi i vetëm finalen e Champions League dy vite më parë. 

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ne duhet të krijojmë një skuadër, një skuadër e cila është një koleksion e lojtarëve individualë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat